Politike

Tensionet në Kuvend, ndërpritet seanca për 5 minuta

Mësohet se tensionet kanë ardhur teksa zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë fjalën në foltore. 

19 Nëntor 2025, 13:23 Nga I.A
Tensionet në Kuvend, ndërpritet seanca për 5 minuta
Niko Peleshi

TIRANË- Tensionet në Kuvend kanë çuar në ndërprerjen e seancës plenare. Mësohet se tensionet kanë ardhur teksa zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë fjalën në foltore. 

Protagonist në tensione ka qenë kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili është përplasur me Ballukun.

“Zoti kryetar i Kuvendit keni dhënë masë për deputetin të largohet nga salla, kërkoj të bëhen 5 minuta pushim derisa deputeti të largohet që të vijojë normalisht seanca”, tha Balla./Dosja.al

belinda balluku agron shehaj seance plenare 19 nentor 2025

Sondazh

Poll