Politike

"Me çështjet që janë nën hetim nuk merrem"/ Balluku: Reforma në drejtësi, produkt i PS dhe Ramës

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku u shpreh se nuk do të merret me çështjet, të cilat janë nën hetim. 

19 Nëntor 2025, 13:18 Nga E.d
"Me çështjet që janë nën hetim nuk merrem"/
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku folur sot në lidhje me çështjen që është marrë nën hetim nga SPAK. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku u shpreh se nuk do të merret me çështjet, të cilat janë nën hetim. Por ka theksuar se reforma në drejtësi është produkt i PS-së dhe i Edi Ramës, duke shtuar se ajo nuk do të hedh akuza apo sharje ndaj drejtësisë së re.

“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua dhe pikat e saj të dobët mepikat e saj të forta që konsolidohet dita ditës”, tha Balluku./Dosja.al

belinda balluku ps edi rama

Sondazh

Poll