Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Stiven Toshkëzit, Apeli i GJKKO ul me 6 vite dënimin e Aksel Hoxhës

Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”, në lidhje me ngjarjen e cila ndodhi në vitin 2022.

18 Nëntor 2025, 15:59 Nga E.d
I akuzuar për vrasjen e Stiven Toshkëzit, Apeli i GJKKO ul me 6
Foto ilustruse

TIRANË- Dënimi për Aksel Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen e Stiven Toshkëzit është ulur nga Apeli i GJKKO-s. Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”, në lidhje me ngjarjen e cila ndodhi në vitin 2022. Ngjarje nga e cila humbi jetën Stiven Toshkëzi, pas një konflikti me Aksel Hoxhën. 

Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Hoxhës për gjykim të shkurtuar dhe e ka dënuar me 12 vite heqje lirie, nga 18 vite që ishin dhënë në shkallën e parë nga Gjykata e Tiranës. Ky vendim ka shkaktuar regimi të menjëhershëm të familjarëve të viktimës, të cilët ndodheshin në sallë në momentin e shpalljes së vendimit./Dosja.al

aksel hoxha stiven toshkëzi gjkko

Sondazh

Poll