Aktualitet

Gjoba që solli kërcënime! Prokuroria e Shkodrës mbyll hetimet, dërgon në gjyq dy vëllezërit që kanosën "Shqiponjat". Njëri prej tyre punonjës i FNSH

Hetimet kanë zbuluar se ngjarja lidhet me një gjobë administrative të vendosur më herët ndaj njërës prej palëve, çka sipas prokurorisë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe konfliktual të vëllezërve, të cilët dyshohet se kanë ushtruar kanosje ndaj efektivit të strukturës “Shqiponja”.

18 Nëntor 2025, 16:04 Nga M.L
Gjoba që solli kërcënime! Prokuroria e Shkodrës mbyll
Foto ilustruese

SHKODRA- Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur fazën hetimore dhe ka vendosur të çojë për gjykim dy vëllezërit A.K. dhe A.K., nga të cilët njëri shërben si efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi të dy dyshohen se kanë kërcënuar një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet kanë zbuluar se ngjarja lidhet me një gjobë administrative të vendosur më herët ndaj njërës prej palëve, çka sipas prokurorisë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe konfliktual të vëllezërve, të cilët dyshohet se kanë ushtruar kanosje ndaj efektivit të strukturës “Shqiponja”. Për këto veprime, ndaj tyre është ngritur akuza për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, për të cilën pritet të zhvillohet procesi gjyqësor në ditët në vijim.

Njoftimi:

Kanosën punonjësit e policisë për një gjobë, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit A.K. dhe A.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale "Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.09.2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit A. K., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe A. K , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit,  të akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal./ Dosja.al

prokuroria e shkodres

Sondazh

Poll