18 Nëntor 2025, 12:33
Nga E. D
viktima, i ati
TIRANË- Babai i Sulo Halilit, trupi i të cilit është gjetur i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta të Greqisë (Beoti), ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e tij dhe personin e fundit që i biri ka takuar. Duke folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, babai i 27-vjeçarit tha se ishte bashkëshortja e viktimës, me të cilën kishte dy fëmijë, 1 muajsh dhe 3 vjeç, që i tha se Sulo nuk po kthehej në banesë. Ai rrëfeu se ditën e zhdukjes i biri kishte shkuar me një shok për të marrë patentën.
"Nusja kishte telefonuar kunatën dhe i kishte thënë që thuaj babit “spo vjen Sulo”. Më pas më mori në telefon dhe tha që ishte zhdukur. Kishte shkuar në punë, u kthye në shtëpi dje i tha nuses do iki të marr patentën. U nis me një shok të tijin, atje la shokun e tij dhe më pas ku shkoi nuk e dimë. Kur ai e mori në telefon, ishte fikur. Nuk ka pasur konflikte me askënd, nuk e ka kërcënuar njeri.
Na bënë edhe gruan të vdekur. Nusen e kam në shtëpi, ai nuk i ka lënë asnjë përshtypje për këto çështje. Djalin nuk di ta ketë kërcënuar askush. Hera e fundit që erdhi në Shqipëri ishte në shtator, dhe më pas iku në Greqi. Kishte gati 7-8 vite që kishte shkuar atje, ndërsa i martuar kishte 4 vite. U njohën vetë me djalin tim, s’kanë pasur konflikte, kanë dy fëmijë bashkë," tha babai i Sulo Halilit.
Ai u pyet gjithashtu se nëse ka folur me shokun e të birit.
"Më tha që e çova në Kalkidha, më la në kafene dhe iku, më tha do kthehem prap. Pastaj telefoni i doli i fikur. Nuk ka pasur probleme as në Shqipëri dhe as në Greqi," tha u shpreh babai i viktimës./Dosja.al
sulo halili
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 12:00
E. D
Elvis Shkambi dhe Françesk Shkambi
SHBA- Detaje të reja vijojnë të zbardhen sërish nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 11:47
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pozzallo të Italisë, ku si pasoj&...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 11:42
E. D
Françesk Shkambi
SHBA- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Françesk Shkambi, ngjarje e ndodhur mb...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 10:43
E. D
foto ilustruese
VLORË- Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë nuk ka mundur dot të a...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 10:23
E. D
pamje nga vendngjarja
MAT- Situata në Bashkinë Mat, paraqitet katastrofike, si pasojë e reshjeve intensive të orëve të f...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 10:11
E. D
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Me&cced...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 10:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha t&eu...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:52
E. D
Ermonela Jaho
GJAKOVË- Pedagogu dhe analisti politik, Ermal Hasimja, ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas performanës s...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se situata meteorologjike në vend paraqitet e qetë dhe pa probleme serioze n&...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:31
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Kushtet atmosferike të paqëndrueshm kanë përfshirë vendin që prej orëve të ...