Aktualitet

Mos harroni çadrat! Kushte atmosferike të paqëndrueshme, mësoni parashikimin e motit për sot

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

18 Nëntor 2025, 07:13 Nga E. D
Mos harroni çadrat! Kushte atmosferike të paqëndrueshme,
foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore
me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në
momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek Deti do të ketë valëzim të forcës 4-5 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll