Aktualitet

Moti i keq shemb masiv inertesh dhe bllokon 5 automjete në Shkodër, Beci: Bashkia është angazhuar menjëherë, po evakuohen personat e bllokuar 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka thënë se bashkia është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve.

17 Nëntor 2025, 18:22 Nga E.d
Moti i keq shemb masiv inertesh dhe bllokon 5 automjete në
Foto ilustruse

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është prekur nga moti i keq, i shoqëruar rreshje shiu intensive dhe stuhi. Si pasojë e kësaj situate, pesë makina kanë mbetuar të bllokuara në aksin rrugor Breg Lumi–Theth. Kjo pasi një masiv inertesh ka rënë mbi rrugë si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, gjë e cila ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka thënë se bashkia është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve. Beci tha se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i emergjencave është nisur drejt zonës për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin e personave të bllokuar.

Reagimi i Benet Becit

Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike./Dosja.al

shkodra rreshje shiu stuhi

Sondazh

Poll