Aktualitet

E thirri jashtë dhe e qëlloi/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte bashkëpronar në një restorant në Michigan (EMRAT+FOTO)

Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar. Sherifi Michael Bouchard tha se i dyshuari dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale. Shkambi është qëllua dy herë. Ndërkohë, stafi dhe pronari i restorantit janë të tronditur nga lajmi.

18 Nëntor 2025, 08:23 Nga E. D
E thirri jashtë dhe e qëlloi/ Ekzekutohet me armë zjarri
Françesk Shkamb

SHBA- Një 44-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të SHBA-së. Bëhet me dije se pas ngjarjes, atotori 65-vjeçar është arrestuar. Pas të shtënave, Françesk Shkambi u transportua në spital, por më ndërroi jetë. Shkambi ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime 7.

Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar. Sherifi Michael Bouchard tha se i dyshuari dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale. Shkambi është qëllua dy herë. Ndërkohë, stafi dhe pronari i restorantit janë të tronditur nga lajmi.

“Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na ndërtoi dhe na bëri të gjithëve familje. Ai është si një vëlla i madh për mua. Ai ishte një gjigant i butë dhe do na mungojë shumë, kjo është e sigurt”, tha Alex Crawford.

Megjithatë ende nuk dihen arsyeja e plota që çoi në të shtëna por pritet që më shumë detaje pritet të pasojnë gjatë një seance gjyqësore. I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë dhe po mbahet në Burgun e Qarkut Oakland. Bouchard shtoi se i dyshuari e rrëfeu krimin dhe arsyen pse qëlloi viktimën, por nuk dha detaje. Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur./Dosja.al

françesk shkamb

Sondazh

Poll