Aktualitet

Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin, arrestohet autori në Dibër

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, autori 32-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj bashkëmoshatarit të tij, banues në Bulqizë.

17 Nëntor 2025, 14:09 Nga E.d
Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin, arrestohet autori në
Foto ilustruse

DIBËR- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri, ngjarje e cila ndodhi disa ditë më parë në Dibër. Ai u arrestua nga polica, pasi plagosi me armë zjarri një 32-vjeçar.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, autori 32-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj bashkëmoshatarit të tij, banues në Bulqizë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, tip pistoletë dhe 5 copë fishekë. I arrestuari është shoqëruar drejt ambienteve të komisariiatit, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i policisë

DVP Dibër/ Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur. Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

dibër autori 32-vjeçari

Sondazh

Poll