Aktualitet

Vodhi 5 milionë lekë në 3 biznese të ndryshme, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari me inicialet E. Xh. rezulton të ketë kryer tre vjedhje, të cilat në total kapin vlerën e rreth 500 mijë lekëve.

17 Nëntor 2025, 15:08 Nga M.L
Vodhi 5 milionë lekë në 3 biznese të ndryshme, arrestohet
Foto ilustruese

VLORA- Një 36-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të kryera në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari me inicialet E. Xh. rezulton të ketë kryer tre vjedhje, të cilat në total kapin vlerën e rreth 500 mijë lekëve.


Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi; Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke; Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

vjedhje ne vlore

Sondazh

Poll