Politike

“Rama ka ngritur një sistem që zgjedhjet i kthen në farsë”, Bardhi për reformën zgjedhore: Misioni ynë është që të garantojmë zgjedhje të lira

 I ftuar në emisionin “Log” në News24, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar një sistem politik që, sipas tij, e shndërron procesin zgjedhor në një farsë, duke cenuar parimin e garës së barabartë.

17 Nëntor 2025, 22:12 Nga M.L
“Rama ka ngritur një sistem që zgjedhjet i kthen në
Gazment Bardhi

TIRANAKreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se angazhimi i opozitës në procesin e reformës zgjedhore ka një synim të vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me standarde demokratike. I ftuar në emisionin “Log” në News24, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar një sistem politik që, sipas tij, e shndërron procesin zgjedhor në një farsë, duke cenuar parimin e garës së barabartë.

“Edi Rama ka ndërtuar një sistem që zgjedhje i kthen në farsë. Misioni i opozitës është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku shteti dhe partia mos jenë të shkrirë. Si bëhet kjo? Bëhet duke ndërgjegjësuar opinionin publik shqiptar. Pra mos vish të më thuash mua që e ke fajin ti që ai ti vjedh zgjedhjet” tha Bardhi./ Dosja.al

gazment bardhi edi rama zgjedhje

Sondazh

Poll