Politike

Luftar Hysa u fut në listë të zezë nga SHBA/ Ahmetaj: Pyeteni Ramën, ai i priti në zyrë

I pyetur për licencën e dhënë për familjen Hysa, e futur në listë të zezë nga SHBA-ja për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave.

17 Nëntor 2025, 21:12 Nga I.A
Luftar Hysa u fut në listë të zezë nga SHBA/ Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në Syri Tv, i pyetur për licencën e dhënë për familjen Hysa, e futur në listë të zezë nga SHBA-ja për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave.

"Sa kam qenë unë Ministër i Financave nuk ka pasur asnjë lincensë për kazino. Pyeteni Edi Ramën, pyeteni a ka qenë ai që i ka pritur në zyrë", tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj luftar hysa

Sondazh

Poll