Politike

“Zgjedhjet me modelin alla-Rama janë farsë!” zgjedhjet në 5 bashki, Bardhi: Vendimi i PD nuk përbën tërheqje nga zgjedhjet, por...

 I ftuar në emisionin “Log” në News24, Bardhi theksoi se opozita nuk mund të marrë pjesë në një proces zgjedhor që, sipas tij, është i paracaktuar në favor të mazhorancës.

17 Nëntor 2025, 22:05 Nga M.L
“Zgjedhjet me modelin alla-Rama janë farsë!” zgjedhjet
Gazment Bardhi

TIRANAKreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi sot vendimin e PD-së për të mos paraqitur kandidatë në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki. I ftuar në emisionin “Log” në News24, Bardhi theksoi se opozita nuk mund të marrë pjesë në një proces zgjedhor që, sipas tij, është i paracaktuar në favor të mazhorancës.

Ai u shpreh se duhet sinqeritet me qytetarët dhe se sistemi i ngritur nga mazhoranca e bën të pamundur funksionimin e një modeli demokratik zgjedhjesh në vend ku shtoi se qeveria ka bashkuar strukturat shtetërore me interesat politike të Partisë Socialiste, duke e kthyer garën në një proces jo të barabartë. 

“Sa kohë zgjedhjet janë me këtë model alla-Rama, në Shqipëri nuk ka zgjedhje, por një farsë ku partitë përballen me shtetin, vendimi i PD nuk përbën tërheqje nga zgjedhjet, por refuzim të një gare që nuk garanton asnjë standard minimal demokratik. Këto kanë qenë kryesisht bastione të majta si Vlora, Berati apo Tepelena, dhe thuajse asnjëherë nuk ka fituar një parti që nuk është në pushtet lokal,” u shpreh Bardhi./ Dosja.al

gazment bardhi protesta e pd

Sondazh

Poll