Politike

Transaksion drejt Austrisë? Ahmetaj: Ka zero transkaksion, as në parajsa fiskale as në kripto

Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë". 

17 Nëntor 2025, 20:54 Nga I.A

Transaksion drejt Austrisë? Ahmetaj: Ka zero transkaksion, as në

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një "tymnajë" të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë". 

"Në rastin tim urgjenca ka qenë shembullore. Dhe e dyta është në fazën e tymnajes, për një transaksion. Unë do e lë në vazhdën tuaj. Nëse ka një transaksion të dali publikisht. Ka zero transkaksion, jo me Austrinë, por në asnjë vend as parajsa fiskale as kripto", tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll