Politike

Ahmetaj mohon akuzat për transaksione: Nëse ka një transakasion, sot do isha i varur

Ahmetaj theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.

17 Nëntor 2025, 20:57 Nga I.A
Ahmetaj mohon akuzat për transaksione: Nëse ka një transakasion,
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një "tymnajë" të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë". Ahmetaj theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.

"Pse prokurori e ka sjell sot kërkesën, sepse ka thënë që ska lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Nëse ka një transakasion, sot do isha i varur. Nëse do kishte një gjysëm D jo 5 D por vetëm gjysëm D sot do isha i varur," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll