Politike

“Aksioni ynë mbaron kur të dërgojmë Ramën tek Erion Veliaj” Këlliçi: Do faktojmë vjedhjet monstruoze! Na është mohuar mocioni në Kuvend

Gjatë fjalës së tij në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Këlliçi deklaroi se qëllimi i protestave është që në fund të përgjegjësohen zyrtarët, duke përmendur emrat e Belinda Ballukut, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

17 Nëntor 2025, 19:06 Nga M.L
“Aksioni ynë mbaron kur të dërgojmë Ramën tek
Belind Këlliçi

TIRANA- Deputeti Belind Këlliçi kritikoi sot ata që vënë në pikëpyetje këtë aksion të ri të opozitës me protesta, duke adresuar kritikët që dyshojnë te efikasiteti i këtij aksioni opozitar. Gjatë fjalës së tij në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Këlliçi deklaroi se qëllimi i protestave është që në fund të përgjegjësohen zyrtarët, duke përmendur emrat e Belinda Ballukut, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ai theksoi se foltorja e ngritur nga opozita do të shërbejë për të dokumentuar dhe ekspozuar vjedhjet e Tunelit të Llogarasë, si dhe shkeljet dhe pasuritë e humbura që sipas tij qeveria i ka shkaktuar qytetarëve çdo ditë.

"Arsyeja pse foltorja do ja dali, kemi dy precedentë, foltoren e parë në shtator 2021, ku Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë. Riktheu shpresën në PD dhe ja doli të shpëtojë opozitën brenda 3 muajsh. Nisi me 1/100 të njerëzve këtu dhe përfundoi në Kuvendin e Rithemelimit në Air Albania. Riktheu shpresën qytetarëve. Ka një precedentë të dytë në 14 maj 2023, u organizuar zgjedhjet më të pabarabartë në Shqipëri. Kandidatët opozitës garuan pa fonde, pa minutash mediatik, morën 500 mijë vota. Nisëm protesta para bashkisë Tiranë prill 2024, për 44 javë kemi protestuar, jemi përbaltur, goditur, nuk lënë gjë pa shpifur.

Protesta ja dali që për 11 muajsh Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit. Kush ka pikëpyetje i bëj me dije se përfundimi i aksionit politik Belinda Balluku dhe Rama do shkojnë te miku Erion Veliaj. Nuk e ndalim protestën. Do dalin të vërteta që për 2 muaj na janë mohuar në parlament. na është mohuar mocioni me debat.

Është vendosur një rekord i paprecedent. Është përjashtuar Berisha për një deklaratë të dhe jashtë parlamentit. Ju japim fjalën se njëlloj siç nuk jemi tërhequr në kauzën e bashkisë Tiranë, faktuam atë çka denoncuam në media, sërish me këtë aksion do faktojmë vjedhjen monstruoze të tunelit të Palloshit të BB. Do faktojmë edhe vjedhjen e përditshme ndaj qytetarëve," tha Këlliçi./ Dosja.al

belind këlliçi

Sondazh

Poll