Ekonomi

Skema e mbështetjes në Bujqësi, premtimi i parealizuar i Ramës: Në 2019, lekë sa gjithë vitet bashkë

15 Mars 2019, 16:13 Nga DOSJA
Skema e mbështetjes në Bujqësi, premtimi i parealizuar i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u premtoi fermerëve të fshatit Ibë në vjeshtën e 2018-ës se do të kishte një rritje të financimit për bujqësinë në vitin 2019. E përkthyer në numra, Rama tha se në total viti 2019, do të kishte financim për bujqësinë aq sa të gjitha vitet e mbledhura bashkë.

“Për herë të parë këtë vit që po mbyllim eksportet tona ushqimore pritet të kalojnë 300 milionë dollarët. Kur ne filluam punën, kjo shifër ishte 150 milionë dollar. Kemi dyfishuar eksportet bujqësore. Vitin që vjen do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë që është më shumë sesa të gjitha vitet e qeverisë së mëparshme të marra sëbashku.”-tha Rama në 2018.

Por si janë ritmet e financimit për këtë vit?

Dosja.al sjell tabelën me shifrat e skemës mbështetëse për bujqësinë nga viti 2013 deri në vitin 2019.  Siç shihet edhe në tabelë, në vitin 2019, shifrat e financimit të bujqësisë janë shumë të ulëta, dhe nuk krahasohen me premtimin e Ramës për të gjitha vitet bashkë.

Premtimi i Ramës për mbështetjen financiare për Bujqësinë për vitin 2019

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama financimi per bujqesine edi rama financimi per bujqesine

Sondazh

Poll