Ekonomi

Banka Shqiptare jep miratimin/ Shiten aksionet e ‘Societe Generale’, ‘Union Bank’ blen IC-në

14 Mars 2019, 13:32 Nga DOSJA
Banka Shqiptare jep miratimin/ Shiten aksionet e ‘Societe Generale’,

TIRANË – Banka Qendrore e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për shitjen e 88.89% të aksioneve të bankës “Societe Generale Albania” ndaj grupit hungarez OTP.

Pjesa e mbetur e Bankës Societe Generale Albania do të kontrollohet nga shtatë aksionerë të vegjël.

Përveç “Societe” një tjetër transaksion është kryer.  Të gjitha aksionet e bankës ICBank janë shitur ndaj “Union Bank”.

Edhe pse BSH ka publikuar një deklaratë në faqen e saj zyrtare për aprovimin e dy shitjeve sërish nuk ka dhënë detaje lidhur me marrëveshjet.

Banka Societe Generale Albania është banka e pestë më e madhe në vend me një pjesëmarrje në treg prej rreth 6%, ndërsa Union Bank mban vendin e tetë në vend.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banka shqiptare societe generale albania union bank banka shqiptare societe generale albania union bank

Sondazh

Poll