Ekonomi

Kontroll llogarive të “bosave”, zv. ministri i Financave: Informacion për paratë e dërguara jashtë vendit

15 Mars 2019, 08:19 Nga DOSJA
Kontroll llogarive të “bosave”, zv. ministri i Financave:

Një sërë shtetesh do të shkëmbejnë  një gamë të gjerë të informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e tyre dhe të pronësisë. Në një intervistë për SCAN,  Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, shpjegon se bëhet fjalë për të dhënat financiare të jo rezidentëve në disa vende,  duke bërë të të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal.  Projektligji i Ministrisë së Financave do të ketë në fokus edhe llogaritë e e hapura nga biznesmenët apo politikanët shqiptarë jashtë vendit.

Zv. Ministri i Financave sqaroi edhe iniciativën për ndërtimin e një regjistri për kompanitë offshore në vendin tonë.

Këto iniciativa janë në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Marrë nga SCAN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi elton haxhi parate e boseve parate ofshore zv ministri i financave elton haxhi parate e boseve parate ofshore zv ministri i financave

Sondazh

Poll