Aktualitet

Vrasja e agjentit në Rinas, kreu i AMP-së: Situata është sensitive dhe e rëndë

Merkaj u pyet lidhur me ngjarjen e rëndë në Rinas u vra në një atentat mafioz Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Mustafa Sheqeri, agjent i AMP. 

17 Nëntor 2025, 13:16 Nga I.A
Vrasja e agjentit në Rinas, kreu i AMP-së: Situata është
Eduart Merkaj

TIRANË- Drejtori i AMP Eduart Merkaj raportoi të hënën në komision për çështjet e brendshme dhe të mbrojtjes. Merkaj u pyet lidhur me ngjarjen e rëndë në Rinas u vra në një atentat mafioz Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Mustafa Sheqeri, agjent i AMP. 

Merkaj deklaroi se ajo situatë është shumë sensitive dhe e rëndë. Ndërkohë që ka deklaruar se masat e marra nga AMP-ja janë bërë publike. 

Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra. Në Prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijueshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vërejtje të tjera. Drejtori i përgjithshëm i AMP ka për detyrë të kontrollojë edhe vetë punonjësit e AMP, kam patur komunikim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese që para se të ndodhte ngjarja, presim përgjigje nga institucionet e tjera”, tha Merkaj./Dosja.al

eduart merkaj mustafa sheqeri muci shaljani gilmando dani

Sondazh

Poll