Politike

Berisha mban fjalim para Kryeministrisë: Jemi sot para pallatit të krimit monstruoz shtetëror ndaj shqiptarëve, kthyen popullin 100 vite pas

Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protestuesit ndodhen sot para pallatit të "krimit njerëzor", i cili sipas tij ka larguar qindra qytetarë nga vendi gjatë qeverisjes së tij.

17 Nëntor 2025, 18:32 Nga E.d
Berisha mban fjalim para Kryeministrisë: Jemi sot para pallatit të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kjo protestë është platforma parlamentaro-qytetare që PD inauguron sot para Kryeministrisë. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protestuesit ndodhen sot para pallatit të "krimit njerëzor", i cili sipas tij ka larguar qindra qytetarë nga vendi gjatë qeverisjes së tij.

Kryedemokrati tha se përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion të pushtetit, u përballën me tonelatat e eurove të drogës.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, të pranishëm sonte në këtë foltore parlamentare qytetare dhe kudo që jeni. Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës. Miqtë e mi. Liria është si një lumë, të cilin me asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh, nuk mund ta përthash. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal. Pikërisht kjo është platforma parlamentaro-qytetare që ne inaugurojmë sot para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që në një krim monstruoz ndaj shqiptarëve i zvogëloi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa.


Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion të pushtetit u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve. Terroristë të votës. U përballën me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike, të gjithanshme të shtetit mafioz, të narkoshtetit vetëm e vetëm se rotacioni, largimi nga pushteti i tyre është frikë, tmerr nga krimet që kanë kryer," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha protesta edi rama

Sondazh

Poll