Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Protestë në Strasburg, rreth 6 mijë persona priten të marrin pjesë

Kjo protestë do të mbahet në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

16 Nëntor 2025, 09:24 Nga E.d
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Protestë në
Foto ilustruse

GJERMANI- 6 mijë persona do të marrin pjesë në protestën, e cila është paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo protestë do të mbahet në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Ky tubim do të mbahet në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë. Ish-krerëve të UÇK-së ndodhen prej 5 vitesh të arrestuar në Gjykatën Speciale në Hagë. Ndërsa procesi ndaj tyre ka nisur që në vitin 2023.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli drejtoi shërbimin e inteligjencës, Krasniqi ishte zëdhënës. Ndërsa Rexhep Selimi ishte anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së janë ngritur akuza për vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë, burgosje të paligjshme, torturë, vjedhje, persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. /Dosja.al

6 mijë persona uÇk strasburg

Sondazh

Poll