16 Nëntor 2025, 12:53
Nga E. D
Xhelal Sveçla
Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 kapsolla ndezës në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviçit.
Sipas ministrit, prania dhe angazhimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar identifikimin dhe sekuestrimin e mjeteve që, siç u shpreh ai, do të mund të përdoreshin për “sulme të rrezikshme terroriste”.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në përballjen me “grupet kriminale dhe terroriste” që veprojnë në veri të vendit.
Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza, informon Radio Evropa e Lirë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka nisur hetimet per detonatorët e gjetur në Leposaviq dhe se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një rreshter.
Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues. Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.
Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiç, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.
Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiç – për sulmin e armatosur në Banjskë.
Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.
xhelal svecla
Politike
16 Nëntor 2025, 12:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-presidenti Ilri Meta ka deklaruar se ai të cilin e quan "narkoshtet" e rrëmbeu në prag të zgjedhjeve. P...
Politike
16 Nëntor 2025, 11:49
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Presidenti Begaj prej 47 dit...
Politike
16 Nëntor 2025, 11:12
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nesër PD-ja do të filloj protestat para kryeministri...
Politike
16 Nëntor 2025, 11:21
E.d
Ina Zhupa
SARANDË- Deputetja e Partisë Demokrtaike, Ina Zhupa ka deklaruar se në qytetin e Sarandës mësimi zhvillohet me dy t...
Politike
16 Nëntor 2025, 10:21
E. D
Foto ilustruse
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku ka folu...
Politike
16 Nëntor 2025, 10:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë historinë me gjyshen e tij, gjatë një bisede me investitor&eu...
Politike
16 Nëntor 2025, 09:54
E.d
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është shfaqur me dinjitet si kurrë më parë në a...
Politike
16 Nëntor 2025, 09:40
E.d
Foto ilustruse
Lëvizja Vetëvendosje po e portretizon situatën politike si një front të bashkuar kundër saj, megjithëse v...
Politike
16 Nëntor 2025, 08:28
E.d
Foto ilustruse
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentar...
Politike
15 Nëntor 2025, 22:56
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosov&eum...