Politike

 "Kjo është alternativa e vetme"! Protesta para kryeministrisë, Berisha: Hap i rëndësishëm kundër narkoparlamentit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

16 Nëntor 2025, 11:12 Nga E.d
 "Kjo është alternativa e vetme"! Protesta para
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nesër PD-ja do të filloj protestat para kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

Në fund, Kryedemokrati tha se opozita është lejuar të flasë vetem një herë në 9 seancat e zhvulluara në parlament. 

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan Sali Berisha në Facebook./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll