16 Nëntor 2025, 11:21
Nga E.d
Ina Zhupa
SARANDË- Deputetja e Partisë Demokrtaike, Ina Zhupa ka deklaruar se në qytetin e Sarandës mësimi zhvillohet me dy turne dhe pa kushtet e domosdoshme në shkolla. Përmes një deklarate zyrtare, Zhupa tha se pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, për 8 vite ajo nuk u vendos në funksion.
Sipas deputetes së PD-së, bashkia Sarandë vendosi që këtë godinë ta dhuronte tek oligarkët për ta kthyer në hotele e në resorte turistike. Zhupa tha se kjo është e papranushme dhe dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme. Në fund, ajo bëri thirrje të tërhiqen nga kjo vendimarrje dhe t'u jepet nxënësve të Sarandës një shkollë e re.
Fjala e plotë
Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne. 2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor. Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.
Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion. Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosën që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.
Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme. Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik. Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës./Dosja.al
pd ina zhupa saranda
Politike
16 Nëntor 2025, 10:21
E. D
Foto ilustruse
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku ka folu...
Politike
16 Nëntor 2025, 10:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë historinë me gjyshen e tij, gjatë një bisede me investitor&eu...
Politike
16 Nëntor 2025, 09:54
E.d
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është shfaqur me dinjitet si kurrë më parë në a...
Politike
16 Nëntor 2025, 09:40
E.d
Foto ilustruse
Lëvizja Vetëvendosje po e portretizon situatën politike si një front të bashkuar kundër saj, megjithëse v...
Politike
16 Nëntor 2025, 08:28
E.d
Foto ilustruse
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentar...
Politike
15 Nëntor 2025, 22:56
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosov&eum...
Politike
15 Nëntor 2025, 19:18
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet e votave me postë nga diaspora për 18 komunat që ishin n&...
Politike
15 Nëntor 2025, 17:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore n&e...
Politike
15 Nëntor 2025, 17:33
M.L
Kuvendi i Kosovës
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bash...
Politike
15 Nëntor 2025, 14:16
E. D
Luftar Hysa
SPANJË- Gazeta spanjolle, EL PAIS i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar Luftar Hysa, i cili u sanksionua nga SHBA s&eu...