Politike

“Indeksimi i pensioneve pasoi rritjen e pagave“! Rama: Shqipëria me dinjitet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare

Gjate podcast-it të tij "Flasim" Rama u shpreh se nga janari i vitit 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat, në Shqipëri nuk do të jetë nën 500 euro.

16 Nëntor 2025, 09:54 Nga E.d

“Indeksimi i pensioneve pasoi rritjen e pagave“! Rama:

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është shfaqur me dinjitet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare. Gjate podcast-it të tij "Flasim" Rama u shpreh se nga janari i vitit 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat, në Shqipëri nuk do të jetë nën 500 euro.

Kryeministri u ndal edhe tek mbledhja Shqipëri-Itali, për të cilën tha se ishte një ditë e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit.

“Lajm për pensionet është pasuar për rritjen e pagave. Një rritje e konsiderueshme dhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket ku paga minimale në sektorin publik dhe privat, në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 500 euro.

Këtë javë kemi pasur dhe mbledhjen parë mes dy qeverisë Shqipëri-Itali në historinë tonë, një ditë e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë. Shqipëria në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. Mbledhja e përbashkët, një format i mirë njohur për ne nga mbledhjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. U materializuan 16 marrëveshje që janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm, financimesh dhe punësh të përbashkëta”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps 2026

Sondazh

Poll