Politike

“Presidenti Begaj prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi”/ Gazment Bardhi: Begaj ka futur në ngërç kushtetues GJK-në, i ka shërben interesave të Ramës

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se Presidenti Begaj ka futur në ngërç kushtetues, Gjykatën Kushtetuese.

16 Nëntor 2025, 11:49 Nga E.d
“Presidenti Begaj prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Presidenti Begaj prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se Presidenti Begaj ka futur në ngërç kushtetues, Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se kjo sjellje e Presidentit pa dhënë asnjë shpjegim publik, është një tjetër dëshmi se ai ka humbur rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës. Në fund Bardhi akuzoi Presidenti se prej ditës së parë në detyrë i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Pasi ndërhyri në mënyrë tërësisht antikushtetuese në mandatet e gjyqtarëve kushtetues duke cënuar pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës prej 47 DITËSH ka marrë peng procedurën e betimit dhe fillimit të detyrës të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese.

Kjo sjellje e Presidentit të Republikës, pa dhënë asnjë shpjegim publik të arsyeshëm, është një tjetër dëshmi se ai e ka humbur me kohë rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës. Ky mosveprim është në kundërshtim flagrant me nenin 129 të Kushtetutës dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Asnjë President përpara tij nuk ka guxuar të sillet në këtë mënyrë me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Prej ditës së parë në detyrë, Bajram Begaj i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këta të fundit u shndërruan së fundmi në mburojë politike për të mos lejuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe ligjit nga Bajram Begaj në ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës.

Ndërkohë që nuk pritet asnjë reflektim nga Bajram Begaj, apeloj Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj kësaj përdhosjeje që po i bëhet autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend nga një njeri tërësisht i papërgjegjshëm, i marrë peng nga Edi Rama për aferat e tij të paligjshme dhe korruptive, qoftë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ashtu edhe si President i Republikës./Dosja.al

gazment bardhi pd presidenti

Sondazh

Poll