Politike

Diaspora vendos fatin e 18 komunave të balotazhit! Përfundon numërimi i votave në Kosovë, kryeson LDK. Ja cili kandidat ua ‘vodhi zemrat’ emigrantëve

Sipas të dhënave, Lidhja Demokratike e Kosovës kryeson listën e kandidatëve me më shumë vota nga jashtë vendit, me Bexhet Xheladinin në Dragash që ka marrë 873 vota. Në vend të dytë është Ruzhdi Shehu i Junikut me 573 vota, ndërsa Alban Hyseni i Gjilanit renditet i treti me 535 vota.

15 Nëntor 2025, 19:18 Nga M.L
Diaspora vendos fatin e 18 komunave të balotazhit! Përfundon
Foto ilustruese

KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet e votave me postë nga diaspora për 18 komunat që ishin në garë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Sipas të dhënave, Lidhja Demokratike e Kosovës kryeson listën e kandidatëve me më shumë vota nga jashtë vendit, me Bexhet Xheladinin në Dragash që ka marrë 873 vota.

Në vend të dytë është Ruzhdi Shehu i Junikut me 573 vota, ndërsa Alban Hyseni i Gjilanit renditet i treti me 535 vota. Në një përmbledhje sipas partive, Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar më së shumti vota nga diaspora, me gjithsej 3,202 vota.

LDK-ja renditet e dyta me 2,740 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e treta me 1,618 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mbyll renditjen me 1,205 vota nga mërgata.

Rezultatet tregojnë se diaspora ka dhënë një kontribut të dukshëm në zgjedhjen e disa kryetarëve komunalë, duke ndikuar sidomos në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Suharekë, Mitrovicë dhe Junik.

Sipas KQZ-së, disa nga kandidatët që përfituan më shumë vota nga diaspora janë Hajrulla Çeko (Prishtinë), Valon Prebreza (Fushë-Kosovë), Halil Thaçi (Obiliq), Bali Muharremaj (Suharekë), Faton Peci (Mitrovicë) dhe Ruzhdi Shehu (Junik).

Ndërkohë, në disa komuna si Viti dhe Pejë, kandidatët e LDK-së ruajtën epërsinë në përballje me kandidatët e VV-së, pavarësisht se disa morën më shumë vota nga jashtë vendit./ Dosja.al

lidhja demokratike e kosovës

Sondazh

Poll