Politike

"S’do ketë kush shans të devijojë vëmendjen e opozitës nga..."/ Noka zbulon skenarin e protestës së PD: Të hënën para Kryeministrisë, njësoj si me Veliajn

Noka sqaroi gjithashtu se opozita nuk do të bojkotojë por do të diversifikojë aksionin e saj mes Parlamentit ku siç u shpreh ai hapësirat janë kufizuar nga mazhoranca dhe protestave para Kryeministrisë, çdo javë. Noka kometoi gjithashtu edhe hetimet për zv.kryeministren Belinda Ballukun dhe shoti se kjo e fundit nuk ka bërë asgjë pa urdhrin e Kryeministrit Edi Ramë.

14 Nëntor 2025, 15:39 Nga E. D
"S’do ketë kush shans të devijojë vëmendjen e
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zbardhur skenarin e protestës së PD të hënën para Kryeministrisë. I ftuar në programin e drekës në News24, Noka theksoi se s’do ketë kush shans të devijojë vëmendjen e opozitës nga kreu i narkosit. 

Noka sqaroi gjithashtu se opozita nuk do të bojkotojë por do të diversifikojë aksionin e saj mes Parlamentit ku siç u shpreh ai hapësirat janë kufizuar nga mazhoranca dhe protestave para Kryeministrisë, çdo javë. Noka kometoi gjithashtu edhe hetimet për zv.kryeministren Belinda Ballukun dhe shoti se kjo e fundit nuk ka bërë asgjë pa urdhrin e Kryeministrit Edi Ramë.

"Pse Rama nuk guxon ta lëshojë Ballukun? Sepse s’ka bërë asgjë pa urdhrin e Ramës. Prandaj themi për dyshen Rama-Balluku. Ne çelim ditën e hënë siparin e protestave, identik siç kemi bërë te Lali vjedhësi, para Kryeministrisë. S’do ketë kush shans të devijojë vëmendjen e opozitës nga kreu i narkosit. Balluku është thjesht një ushtare e narkosit dhe ka zbatuar çdo urdhër të Ramës. Fillojmë ditën e hënë. Ne vendosëm të insalohemi aty. Skandali i tunelit është i frikshëm. Në projekt ishin urat.

I ka parë kush? Greku supervizor flet për punime me cilësi të dobët, atje ka rrezik për jetën. Do jetë i gjithë grupi parlamentar, çdo javë para Kryeministrisë. Narkosi po tenton të sfumojë jetën parlamentare në vend. Nga 10 seanca vetëm një është zhvilluar, kur raportuan organet e drejtësisë. Do spostohet Parlamenti poshtë kreut të narkos dhe Belindës. Termi bojkot nuk do të ekzistojë. Mund të thërrisnim edhe një protestë kombëtare, por zgjodhëm këtë strategji,"deklaroi Flamur Noka./Dosja.al

flamur noka

Sondazh

Poll