Politike

Lufta ndaj krimit të organizuar, PD kërkesë për debat në Kuvend: Situata është alarmante

Në kërkesën zyrtare të depozituar në Sekretarinë e Parlamentit, PD thekson se indikatorët e sigurisë publike dhe kontrollit të krimit kanë rënë ndjeshëm.

14 Nëntor 2025, 14:25 Nga M.L
Lufta ndaj krimit të organizuar, PD kërkesë për debat
Foto ilustruese

TIRANË– Situata e përkeqësuar e kriminalitetit në vend ka shtyrë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të kërkojë zhvillimin e një debati të posaçëm në Kuvend. Në kërkesën zyrtare të depozituar në Sekretarinë e Parlamentit, PD thekson se indikatorët e sigurisë publike dhe kontrollit të krimit kanë rënë ndjeshëm.

Demokratët i referohen raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe vlerësimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ngrihet shqetësimi se paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes sektorit të ndërtimit dhe projekteve publike.

Sipas PD-së, këto gjetje përbëjnë një paralajmërim serioz për cenimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e ndikimit të grupeve kriminale në ekonomi. Opozita kërkon që qeveria të japë llogari për masat e marra, përgjegjësitë institucionale dhe strategjitë për rikthimin e kontrollit ndaj kriminalitetit.

Kërkesa mban firmat e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deputetit Klevis Balliu, Isuf Çela, si dhe disa deputetë të tjerë.

Lufta ndaj krimit të organizuar, PD kërkesë për debat

kerkese per debat ne kuvend partia demokratike

Sondazh

Poll