Politike

Berisha: Gilmando Dani punoi në fushatë me Gonxhen, do të nxjerr me dhjetëra dëshmitarë

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Gonxhe bashkë me Danin dhe bandën e Vorës, në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat.

14 Nëntor 2025, 14:03 Nga E.d
Berisha: Gilmando Dani punoi në fushatë me Gonxhen, do të nxjerr
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Gilmando Dani punoi në fushatë me Blendi Gonxhen.  Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Gonxhe bashkë me Danin dhe bandën e Vorës, në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat.

"Absolutisht. Që Gonxhe punoi me bandat dhe një ndër banditët ka qenë edhe ky, kjo është e provuar. Unë do t’i nxjerr atij me dhjetëra dëshmitarë. Sigurisht kjo nuk bëhet me dokumente. Po këta e dinë. Gonxhe bashkë me këtë dhe bandën e Vorës, në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur me bandat. Hoxha kishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Kurse Gonxhe është totalisht produkt i bandave." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha gilmando dani blendi gonxhe

Sondazh

Poll