13 Nëntor 2025, 23:00
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të fotografohet nga ajri edhe një herë për të rifreskuar hartat që janë prodhuar thuajse një dekadë më parë. Në gjithë territorit fotografimi i fundit ajror i takon vitit 2015-2017 ndërsa për Tiranë-Durrës ky fotografim i takon vitit 2018. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është autoriteti konktraktor që do të përzgjedhë edhe kompaninë që do të kryejë këtë shërbim.
Përmes një procedure prokurimi të çelur këtë javë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik me një fond limit 259 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro kontrata ka në objekt “Ndërhyrje për Përditësimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore për Mbështetjen e Zhvillimit Rajonal: Fotografimi ajror, dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë, Prodhimi i Imazheve ajrore të orientuara nadir dhe oblik, Skanimin LIDAR;DT”.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën argumentohen arsyet se pse ky fotografim është i nevojshëm.
“Ndryshimet demografike dhe zhvillimi ekonomik në disa sektorë (si Turizmi dhe Bujqësia) kërkojnë krijimin e sistemeve dhe bazave të të dhënave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm. Në shumë raste, hasen vështirësi gjatë zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme të synuara për zhvillimin e zonave urbane dhe infrastrukturore.
Sidomos në zonat urbane dhe turistike, shumë Agjenci Publike si dhe shumë investitorë vuajnë nga mungesa e informacionit hartografik për të dhëna vektoriale në shkallë të vogël dhe të madhe dhe përditësimin e prodhimeve ortofotografike, të cilat ndihmojnë si për realizimin e investimeve në infrastrukturë, ashtu edhe për stabilizimin e marrëdhënieve mes pronësisë së tokës në veçanti”, thuhet në dokument.
Sipas FSHZH bazuar në nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike të cilat i janë njohur si aktorë për përdorimin dhe përditësimin e tematikave të informacionit gjeohapsinore, ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.
Dokumentet specifikojnë se fotografimi Ajror Dixhital,oblik, Modeli Dixhital i Terrenit dhe Ortofoto RGB/ CIR të cilat do të prodhohen për projektin, do të jenë të dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin.
“Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situatat e mëposhtme të rëndësishme si: Erozioni bregdetar, ondi pyjor, zhvillimi i burimeve minerale, ndryshimet e përdorimit të tokës, p.sh. nga tokë bujqësore në zonë e banimit, nga pyll në tokë bujqësore; ndërtesa të reja dhe humbja e ndërtesave, fatkeqësi natyrore, p.sh. Rrëshqitjet e tokës apo zjarret në pyje, zbatimi i sistemit të regjistrimit të popullsisë, të sistemit kombëtar të adresave”, nënvizon dokumenti./MONITOR
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 21:31
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, pak metra larg aeroporit. E ftuar...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 20:15
M.L
Foto ilustruese
KRASTË- Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë ident...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 20:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një inspektor të Komisariatit Nr. 5 n...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marr...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:47
M.L
Foto nga vendngjarja
PUKË- Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:37
M.L
Gilmando Dani, atentati
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur në afërsi të aeroport...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:38
E. D
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 19:02
E. D
foto ilustruese
GREQI- Tragjedia që tronditi Evian dhe Beotinë ka marrë një dimension të ri, tronditës. Nëna e ndër...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 18:51
M.L
E moshuara
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores. Sipas JOQ, mësohet se një g...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 18:25
E. D
foto ilustruese
SHBA- Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksik&...