Aktualitet

E rëndë! Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, banorët e zonës të ALARMUAR njoftojnë autorietet (DETAJET E PARA)

Në vendngjarje janë thirrur palombarët, por për shkak të errësirës ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë. Për pasojë, 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë u angazhuan për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

13 Nëntor 2025, 20:15 Nga M.L
E rëndë! Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin,
Foto ilustruese

KRASTË- Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë identifikuar një trup të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin. Në vendngjarje janë thirrur palombarët, por për shkak të errësirës ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë. Për pasojë, 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë u angazhuan për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Sipas burimeve për mediat, viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa asnjë familjar nuk është paraqitur deri tani për identifikimin e saj. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

kraste

Sondazh

Poll