13 Nëntor 2025, 20:46
Nga E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama foli për zhvillimet e fundit politike, marrëdhënien me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe gjendjen brenda mazhorancës. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, duke iu referuar figurës së Nanos, Rama e cilësoi atë si “babin e tij politik”, ndërsa pranoi se ende “nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë”. Rama komentoi edhe ngjarjet e datës 31 tetor, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, hetimin e zv.kryeministres nga SPAK dhe ndarjen nga jeta të Fatos Nanos.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Më replikuat në fund të pjesës së parë, dhe thatë ‘çfarë po ndodh me ne’, çfarë po ndodh në fakt me maxhorancën?
Edi Rama: Çfarë po ndodh me maxhorancën?
Sokol Balla: Po, po të dëgjosh ekranet e Tiranës thuajse ka plasur lufta civile.
Edi Rama: Po kur ekranet e Tiranës kanë reflektuar realitetin e njerëzve në territor dhe kur njerëzit i kanë dëgjuar ekranet e Tiranës, se po të dëgjonin njerëzit ekrant e Tiranës ne nuk do kishim fituar asnjë palë zgjedhje dembabadem. Nuk e di fare çfarë thonë ekranet e Tiranës se nuk i shoh ekranet e Tiranës, më ilumino.
Sokol Balla: Përshembull t’i rikthehemi ditës së Halloween, 31 tetorit. Tre ngjarje që ndodhën në një ditë, pastaj rastësitë, ne si gazetarë nuk besojmë te rastësitë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që rikthen Erion Veliaj, në postin e kryetarit të Bashkisë, SPAK që merr në hetim zv.kryeministren, dhe pak orë më vonë vdes Fatos Nano.
Edi Rama: Nuk besoj se një dorë e padukshme i ka bashkuar këto të treja bashkë, ka ditë që janë me ngjarje, ka javë të tëra që nuk ka ngjarje, kështuqë, nuk I shoh të lidhura me njëra-tjetrën këto. Por nëse i marrim të treja me radhë, të treja kanë domethënien e tyre sipas meje.
Sokol Balla: I marrim me rradhë.
Edi Rama: Domethënia e parë, e lidhur me të parë është që një njeri i rëndësishëm i jetës publike shqiptare, për vite të tëra u nda nga jeta edhe la pas një kujtim pozitiv, mendoj. Madje ishte edhe disi e neveritshme të shikojë, që ata të cilët e torturuan e burgosën e përndoqën me fjalët më të egra të shqipes për vite të tëra, pa pritur e pakujtuar e mirëtrajtuan dhe i dhanë atë që, uroj më në fund ta besojnë, por nëse e besojnë duhet t’i kërkonin falje dhe të bënin një shfaqje pendese publike për çfarë i kanë bërë në të gjallë.
Sokol Balla: Më lejoni para se të kalojmë te pikat e tjera. Në fjalimin tuaj e pranuat se ai kishte qenë babai juaj politik, siç edhe pranuat që ju ishit i biri që politikisht vrau babain për t’i zënë atij vendin
Edi Rama: Këtë e kam thënë edhe herë të tjera.
Sokol Balla: Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’ju bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së.
Edi Rama: S’e kam një bir që të më ‘vrasë’ për momentin.
Sokol Balla: Keni apo s’keni.
Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas.
Sokol Balla: Pse ku është?
Edi Rama: S’e kam.
edi rama
Politike
13 Nëntor 2025, 20:43
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëher&...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:38
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për sistemin politik dhe rolin e partive në funksionimin e demokracisë shqiptare. ...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:37
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi situatën politike në Shqipëri, ku Partia Socialiste po udhëheq tashmë për...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:33
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi zgjedhjet e mbajtura në 9 nëntor, ku PS fitoi në pesë bashkitë. I ftuar...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:29
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi raportin mbi zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar mandatin e marrë më 11 maj si nj&e...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:23
E. D
ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët shqiptarë ndihen europian 100 për qind në territorin italian, nisur nga patentat, ...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:19
E. D
pamje nga intervista
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka specifikuar marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian. I ftuar në emisioni...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:13
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi 16 marrëveshjet që u nënshkruan këtë të enjte, 13 nëntor, me qeverinë...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:10
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen ushtarake me Italinë, ku tha se Shqipëria deri tani nuk ka problem...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:07
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeinistri Edi Rama theksoi sot se procesi i integrimit europian të Shqipërisë po hyn në një etapë kyç...