Politike

"Mandati më i fortë i fituar ndonjëherë", Rama: Përmirësime të jashtëzakonshme në proces, dikur kutitë nuk hapeshin, sot jemi në një…

Në një intervistë për emisionin "Real Story", Rama theksoi se përmirësimet në procesin zgjedhor kanë qenë jashtëzakonshme krahasuar me vitet e mëparshme, kur kutitë nuk hapeshin për numërim, duke nënvizuar se puna e bërë deri tani është një hap i rëndësishëm për të garantuar zgjedhje më transparente dhe efikase në të ardhmen.

13 Nëntor 2025, 20:29 Nga M.L
"Mandati më i fortë i fituar ndonjëherë", Rama:
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi raportin mbi zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar mandatin e marrë më 11 maj si një mandat shumë të fortë, që u jep mundësinë të ndërmarrin masat e duhura për të përmirësuar proceset zgjedhore. Në një intervistë për emisionin "Real Story", Rama theksoi se përmirësimet në procesin zgjedhor kanë qenë jashtëzakonshme krahasuar me vitet e mëparshme, kur kutitë nuk hapeshin për numërim, duke nënvizuar se puna e bërë deri tani është një hap i rëndësishëm për të garantuar zgjedhje më transparente dhe efikase në të ardhmen.

Sokol Balla: Përsa i përket integrimit, raporti i fundit i progresit sigurisht me kujdes duhet ta them këtë por pa dyshim ishte më pozitivi i viteve të fundit, unë e them me kujdes ndërkohë mbasadori ose kreu i misionit të Bashkimit Europian zoti Gonzato e quajti raport shumë pozitiv, megjithatë aty dolën problematika të rëndësishme që lidhen edhe me procesin teknik të negociatave duke filluar nga administrata publike duke folur për liritë e brendshme, duke folur për rritjen e standardeve të zgjedhjeve, sa jemi gati, sa jeni ju gati të sakrifikoni nga pushteti juaj politikë në emër të përshpejtimit të këtij procesi.

Edi Rama: Nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë sakrificë ne nga pushteti politik, përkundrazi pushteti politik na duhet për t’i bërë të gjitha ato detyra sepse shqiptarët na dëgjuan dhe na besuan duke na plotësuar kërkesën që të na japin një mandat shumë të fortë, dhe kemi mandatin më të fortë që ne kemi patur ndonjëherë për të bërë pikërisht gjërat e duhura, kështu që nuk kemi çfarë sakrifikojmë.

Sokol Balla: Po i referohem raportit i cili thotë përdorimi i administratës, përdorimi i pushtetit i dha favor palës që ishte në pushtet, i dha një apo dy hapa para krahasuar me konkurentin.

Edi Rama: Unë besoj që ne jemi shumë më tepër se një apo dy hapa dhe kjo është fare lehtësisht e provueshme nëse do t’i marrim me rradhë të gjitha aspektet e fushës ku zhvillohet gara politike, por ne i marrim me seriozitet të gjitha vërejtjet dhe do të bëjmë më të mirën që t’i adresojmë dhe që t’i përmisojmë të gjitha proceset përfshirë dhe procesin zgjedhor me të gjitha mundësitë tona natyrisht pa u përpjekur të bëjmë shpikje dhe as pa nxjerrë sytë për të vënë vetulla.

Sokol Balla: Kesaj i refereoheni për çfare?

Edi Rama: Jo e kam fjalën që standardet dihen, praktikat më të mira dihen, mënyra se si të tjerët i kanë adresuar problematikat dihen dhe përmirësimet që kemi bërë në standardet e zgjedhjeve dhe në proceset zgjedhore janë të jashtëzakonshme po të marrësh parasysh ankthin që kemi pasur në kohën kur kutitë nuk hapeshin, sot jemi në një kohë krejt tjetër edhe praktikisht kutitë u rinumëruan të gjitha edhe lëvizjet ishin krejt të papërfillshme në raport me rezultatin dhe krejt të papërfillshme për t’u konsideruar të dyshimta në raport me vullnetin e mirë të administratorit zgjedhor. 

edi rama sokol balla real story

Sondazh

Poll