Politike

Integrimi në BE! Rama: Pas pak ditësh hapen kapitujt e fundit, Italia dhe Meloni do jenë ‘dora e fatit’ në këtë proces

Gjatë një interviste për emisionin “Real Story”, Rama deklaroi se brenda pak ditësh pritet hapja e kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin.

13 Nëntor 2025, 20:07 Nga M.L
Integrimi në BE! Rama: Pas pak ditësh hapen kapitujt e fundit, Italia
Edi Rama

ITALI- Kryeinistri Edi Rama theksoi sot se procesi i integrimit europian të Shqipërisë po hyn në një etapë kyçe. Gjatë një interviste për emisionin “Real Story”, Rama deklaroi se brenda pak ditësh pritet hapja e kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin.

Më tej Rama theksoi se përparimi i shpejtë i Shqipërisë në këtë proces është rezultat i një përkimi të jashtëzakonshëm pozitiv, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë rolin e Italisë dhe të kryeministres Giorgia Meloni.

Sokol BallaNë fakt, unë nuk e dija por fakti që Italia merr 6 muajt e parë të Presidencës së BE-së në 2028-ën kur presupozohet që ne të kemi mbyllur negociatat teknike sigurisht që është një lajm i mirë, por megjithatë unë do të kisha preferuar tek 6 muajt e dytë të 2028-ës sesa tek të parat. Për shkak të faktit që siç e kanë treguar dhe vendet e tjera procesi politik do te të jetë pika nevralgjike le të themi.

Edi RamaËshtë një përkim i jashtëzakonshëm pozitiv, në vazhdën e përkimeve të këtyre viteve të fundit, që kanë praktikisht përshpejtuar në mënyrë eksponenciale do të thoja procesin, pasi ndërkohë që Mali i Zi ka marrë vite e vite të tëra për të hapur kapitujt ne i kemi hapur në 12 muaj, po numëroj tani edhe ato që do të hapen të fundit pas pak ditësh. Të gjithë kapitujt. Kështu që është një përshpejtim i jashtëzakonshëm dhe ai është një përkim i jashtëzakonshëm për faktin që nëse ne ia dalim me sukses të mbyllim negociatat brenda 2027-ës, atëherë Italia 6 muajt e parë dhe posaçërisht kjo kryeministre, do jenë një dorë e fatit në këtë proces./ Dosja.al

edi rama sokol balla

Sondazh

Poll