Politike

“Ngushëllime për opozitën, kjo është ajo që kemi në këtë moment"/ Rama: Shqipëria sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë

Rama reagoi edhe ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete, ku shihet duke biseduar me tone të ashpra në telefon, ku tha se nuk e ka parë videon dhe se komunikon shpesh me bashkëpunëtorë për çështje pune.

13 Nëntor 2025, 20:43 Nga E. D
“Ngushëllime për opozitën, kjo është ajo që
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Rama reagoi edhe ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete, ku shihet duke biseduar me tone të ashpra në telefon, ku tha se nuk e ka parë videon dhe se komunikon shpesh me bashkëpunëtorë për çështje pune.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Dhe ndërkohë keni një opozitë e cila vetëm opozitë nuk është për momentin, nuk ofron asnjë lloj alternative.

Edi Rama: Po ngushëllime.

Sokol Balla: Dhe një alternativë do të ishte, opononca do ishte mirë edhe për ju.

Edi Rama: Po, patjetër do ishte mirë. Nuk e kemi, ngushëllimet tona për ata edhe ngushëllojmë veten sa të mundemi duke u përpjekur që të bëjmë më mirë dhe duke u bërë edhe opozitë e vetvetes në shumë raste. Kjo është ajo që kemi në këtë moment, por nëse Shqipëria sot është në momentin e vet më të mirë të të gjithë këtyre viteve kjo natyrisht lidhet me faktin që Shqipëria sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë dhe kjo lidhet me faktin që qeveria ka kapacitet politik në kuptimin e mbështetjes që buron nga besimi i njerëzve dhe nga numrat që ka në parlament.

Sokol Balla: Kur iu referuat opozitës që i bëni vetvetes sot në një nga televizionet e Tiranës, ju kanë nxjerrë një video ku ju ishit shumë i ashpër me dikë në telefon, besoj ju kanë njoftuar

Edi Rama: Jo nuk kam parë

Sokol Balla: Në hotelin ku keni ndenjur, dikujt që i thonit në telefon je kryetar apo je bashkëkryetar diѯka e tillë. Nuk e di me kë keni folur në telefon.

Edi Rama: Po unë flas në telefon gjatë gjithë kohës me shumë njerëz që unë i kapërcej edhe këto shkallët zbres deri poshtë ku ka bashkëkryetar organizatash, për arsye të caktuara edhe nuk e di. Më kujtohet që kam folur, por nuk di çfarë kanë parë e çfarë kanë nxjerrë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll