Politike

Pse PS s’po humbet në zgjedhje? Rama: Detyra jonë është të mundim konkurentin! Sistemi politik është i hapur...

I ftuar në emisionin "Real Story", Rama theksoi se detyra e socialistëve është të mundin konkurrencën. Kreu i qeverisë shtoi më tej se sistemi politik shqiptar është i hapur, dhe të gjithë janë të mirëpritur të hyjnë dhe të bëjnë përpjekjet e tyre, duke nënvizuar karakterin konkurrues dhe demokratik të skenës politike në vend.

13 Nëntor 2025, 20:37 Nga M.L
Pse PS s’po humbet në zgjedhje? Rama: Detyra jonë
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi situatën politike në Shqipëri, ku Partia Socialiste po udhëheq tashmë për mandatin e katërt. I ftuar në emisionin "Real Story", Rama theksoi se detyra e socialistëve është të mundin konkurrencën. Kreu i qeverisë shtoi më tej se sistemi politik shqiptar është i hapur, dhe të gjithë janë të mirëpritur të hyjnë dhe të bëjnë përpjekjet e tyre, duke nënvizuar karakterin konkurrues dhe demokratik të skenës politike në vend.

Sokol Balla: Dhe me këtë lidhet në fakt dhe pyetja ime e fundit e kësaj pjeses së parë pastaj kalojmë pak tek pjesët e rënda të pjesës së dyte, kjo puna e PS-së që nuk humbet dot zgjedhjet…

Edi Rama: Pse duhet t’i humbasim zgjedhjet..

Sokol Balla: Që nuk ka konkurrencë.

Edi Rama: Detyra jonë nuk është që ne të krijojmë një konkurrencë të aftë që të na mund, detyra jonë është që të mundim konkurrentin që kemi, çfarë do të thotë kjo, po për çfarë duhet njëherë.

Sokol Balla: Ndoshta do të ishte kur ju pyeta për punën e sakrifikimit të pushtetit që ju keni dhe që jua japin shqiptarët, sakrifica për shembull për një vend europian do të ishte që nga ana juaj ju të luftonit që ta hapnit sistemin.

Edi Rama: Çfare do me thënë?

Sokol Balla: Sepse ju keni këto kushte kur PD ka hyrë në një proces tretje biologjike dhe ku për momentin shkëndijat e forcave të reja janë ende të zbehta mos do të ishte le të themi dhe dinjitoze në pamje shtetërore që Partia Socialiste që ka marrë misionin e reformës në drejtësi, të reformave të tjera t’i futej dhe sistemit të reformimit politikë të vendit.

Edi Rama: Çfarë do me thënë?

Sokol Balla: Të hapte sistemin politik të vendit.

Edi Rama: I hapur është sistemi politik, të gjithë janë të mirëseardhur të hyjnë dhe të bëjnë përpjekjen e tyre sepse tjetër është hapja dhe tjetër është copëzimi i sistemit politik duke krijuar kushtet që gjithëfarë lloji partish të marrin pjesë në një proces që më pas bëhet i paqeverisshëm. Ne kemi nevojë të qeverisemi dhe të qeverisim, kemi nevojë të bëjmë reforma, kemi nevojë të bëjmë punët.

Nëse ne biem në batakun e 10 partive dhe të lojërave të cirkut mes gjithëfarëlloj speciesh që vërtiten në atë arenën e cirkut nuk kemi asnjë gjasë që të bëjmë gjërat e duhura. Ndërkohë që përtej të gjitha defekteve, gabimeve apo të metave që ne padiskutim i kemi, punët që ne po bëjmë janë punë të dobishme dhe janë punë me duk për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Po rrisim pensionet, pagat, po rrisim pagën minimale. 

edi rama interviste me sokol ballen

Sondazh

Poll