Politike

Rama: Marrëdhënia me Italinë reflekton transformimin e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar

Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këto nivele që është tani në sferën ndërkombëtare, teksa shtoi se kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka një vullnet të vërtetë për të qenë krah vendit tonë, të bëjë shumë për Shqipërinë.

13 Nëntor 2025, 20:03 Nga E. D
Rama: Marrëdhënia me Italinë reflekton transformimin e
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me Italinë jemi gjithmonë si i njëjti vend dhe shtoi se Shqipëria e ka parë Italinë si një “Amerikë”. I ftuar në emisionin Real Story, Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këto nivele që është tani në sferën ndërkombëtare, teksa shtoi se kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka një vullnet të vërtetë për të qenë krah vendit tonë, të bëjë shumë për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Mirëserdhët në Romë! Gjithsesi ky tani është kryeqyteti juaj. Në fakt sot bëtë një deklaratë shumë të fortë në konferencën për shtyp ku thatë që “jemi një vend me Italinë".

Edi Rama: Ndjehemi si pjesë e të njëjtit vend. Ne jemi ndjerë gjithmonë, mendoj unë. Ne si Shqiptarë gjithmonë e kemi pasur Italinë atë “Amerikën tonë” dhe e kemi ndjerë si pjesë tonën besoj.

Sokol Balla: Në fakt ishte simbolike pasi dhe ndërtesa e ka emrin “Casino del Bel Respiro”, pra është ndërtesa e ajrit të mirë dhe u duk që ka një ajër shumë pozitiv midis dy qeverive, por ia bëra pyetjen dhe zonjës Meloni, a do të jetë kjo mjaft për shpejtësinë e ecjes së Shqipërisë në rrugën së integrimit?

Edi Rama: Unë besoj që ne nuk kemi qenë kurrë, kurrë, kurrë në nivelin që jemi sot në arenën ndërkombëtare dhe niveli i marrëdhënieve me Italinë reflekton pikërisht këtë transformim të qenies së Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe nga ana tjetër reflekton dhe një vullnet për hire të së vërtetës, të veçantë të kryeministres së Italisë për të bërë më shumë me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Ka qenë diçka që unë e kam ndjerë qysh në takimin e parë dhe tani ka marrë shumë më tepër formë dhe për faktin që ajo vetë është futur plotësisht në kostumin e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll