Aktualitet

Atentati ndaj krahut të djathtë të Shullazit/ Policia kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

Bëhet me dije se që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Sot u shoqëruan edhe 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.

13 Nëntor 2025, 17:38 Nga E. D
Atentati ndaj krahut të djathtë të Shullazit/ Policia kontrolle
pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentatin i ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). 

Bëhet me dije se që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Sot u shoqëruan edhe 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.

Siç u raportua, Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

 

 

 

policia e shtetit atentati ndaj gilmando danit

Sondazh

Poll