Aktualitet

Atentati mafioz ndaj Gilmando Danit/ Shoqërohen 15 familjarë të viktimës dhe të plagosurit

Të shoqëruar pranë policisë janë kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

13 Nëntor 2025, 11:13 Nga E.d
Atentati mafioz ndaj Gilmando Danit/ Shoqërohen 15 familjarë të
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariati 15 persona, në lidhje ma atentatin mafioz në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani. Të shoqëruar pranë policisë janë kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

rinas viktima atentat

Sondazh

Poll