Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar "STREAM"/ Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, duke zbatuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar shtetasin M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur".

13 Nëntor 2025, 16:42 Nga M.L
Operacioni ndërkombëtar "STREAM"/ Shpërndante materiale
Momenti i arrestimit

TIRANA- Policia e Shtetit ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “STREAM”, i cili ka si qëllim luftimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, duke zbatuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar shtetasin M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur".

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z.

 

 

Sondazh

Poll