Aktualitet

Mbi 80 gëzhoja në vendngjarje dhe 20 plumba në trupin e Danit/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit

Ndërkohë që nga morgu është konfirmuar se në trupin e Danit janë gjetur 20 plumba. 

13 Nëntor 2025, 11:09 Nga I.A
Mbi 80 gëzhoja në vendngjarje dhe 20 plumba në trupin e Danit/
Pamjet

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas 2 ditë më parë. Mësohet se gjithsej në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Ndërkohë që nga morgu është konfirmuar se në trupin e Danit janë gjetur 20 plumba. 

Ndërsa Muçi Shaljani ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore te Trauma. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

muçi shaljani gilmando dani

Sondazh

Poll