13 Nëntor 2025, 17:30
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse për një grup të strukturuar kriminal, të cilin e përshkruan si një skuadër pushkatimi që vepron në Shqipëri prej të paktën shtatë vitesh. Sipas tij, bëhet fjalë për një njësi të mirëorganizuar, me mbështetje të forta dhe me aftësi ekzekutimi kirurgjikale, që ka eliminuar pa pengesa disa nga figurat më të njohura të botës së krimit në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha solli në vëmendje dy atentate të bujshme që, sipas tij, mbartin të njëjtën firmë kriminale; vrasjen e Bledar Birçajt më 10 maj 2021 në Vlorë dhe ekzekutimin e Gilmando Danit më 11 nëntor 2025, pranë aeroportit të Rinasit. Të dy atentatet, thekson gazetari, janë kryer nga qitës profesionistë me armë precizioni të lartë dhe me informacion të saktë për lëvizjet e objektivave.
Një tjetër ngjashmëri që Hoxha nënvizon është se si Birçaj dhe Dani lëviznin të shoqëruar nga agjentë policie, i pari nga një oficer antidroge dhe i dyti nga një agjent i AMP-së, Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur. Të dy viktimat, shton ai, kishin qenë së fundmi në Spanjë, çka sipas gazetarit, mund të mos jetë një rastësi në zinxhirin e vrasjeve që po trondisin vendin.
Postimi i plotë:
“Prej vitesh një skuadër pushkatimi, po vepron si një entitet i pavarur, por me saktësi kirurgjikale.
Kjo skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, duke eleminuar njëri pas tjetrit disa nga figurat kryesore të krimit në dy dekada.
Të pamëshirshëm, të vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre, me një efikasitet gati kirurgjikal, ata shfaqen rrallë, por kur shfaqen…. atëherë bëj gati një kurorë me lule për objektivin e tyre.
Asnjë skuadër pushkatimi nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e krimit sa ata.
Duket sikur atë që nuk e bën dot SPAK, ndërrimin e elitës kriminale në vend, ata po e bëjnë me një efikasitet të frikshëm.
Vrasja e Gilmando Danit, përpara Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, dëshmoi se ata mbeten nën mbrojtjen e Aleancës, struktura kriminale që po kontrollon vendin dhe ekzekutojnë si një zyrë përmbarimi vendimet e saj.
Më poshtë është video e ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora.
Duket gati identike si dy pika uji.
Mesditën e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.
Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMË X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.
Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë për lëvizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.
Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Autori kthehet dhe e merr armën për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.
Pajisja në dukje si automatik, shërben për ta kthyer pistoletën në një armë me preçizion të lartë pasi në këtë mënyrë qitësi e fikson armën me të dyja duart si automatik.
Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur. Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.
Nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjensive të zbatimit të ligjit dhe krahët e ngrohtë nga lidhja e fortë me pushtetin, kjo skuadër pushkatimi së bashku me Aleancën që e komandon, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë Të Paprekshëm… Në video atentati i 10 majit 2021, kur ekzekutohet Bledar Birçaj në qytetin e Vlorës”.
artan hoxha bledar birçaj ekzekutohet gilmando dani atentate mafioze
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 16:37
E. D
Luftar Hysa
SHBA- Biznesmeni, Luftar Hysa është shtuar në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 16:49
M.L
Biznesmeni Luftar Hysa
SHBA- Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare (FinCEN), në koordinim me Qe...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 16:42
M.L
Momenti i arrestimit
TIRANA- Policia e Shtetit ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike që përfsh...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 14:42
M.L
Kevi Muçllari
KORÇË- Kevi Muçllari, i riu i arrestuar pas një përplasjeje me një këshilltar bashkiak n&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 12:24
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Europol ka bërë të mundur goditjen e një grupi të organizuar kriminal dhe arrestimin e disa...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 11:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi dhe dhunimi i 27-vjeçarit, pak ditë më parë n&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 11:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariati 15 persona, në lidhje ma atentatin mafioz në ...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 11:09
I.A
Pamjet
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas 2 ditë më parë. Mësohet se g...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 10:59
E.d
Lirie Delishi
ANGLI- Lirie Delishi, 25 vjeç do të dërgohet në burgun e Pogradecit për të vuajtur një dënim kat&eu...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 11:00
I.A
Gilmando Dani
TIRANË- Autoritetet shqiptare i kanë dërguar kërkesë institucioneve homologe në Spanjë në lidhje...