Politike

"Nuk mori asnjëherë në pyetje as Veliajn dhe as Ramën", Berisha: Çështja e inceneratorit të Tiranës është bllokuar plotësisht nga Altin Dumani

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se i vetmi i akuzuar nga zyrtarët e lartë për këtë rast është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin tha se e ka refuzuar 5 herë me shkrim inceneratorin e Tiranës.

13 Nëntor 2025, 13:28 Nga E.d
"Nuk mori asnjëherë në pyetje as Veliajn dhe as
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se çështja e inceneratorit të Tiranës është bllokuar plotësisht nga Kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se i vetmi i akuzuar nga zyrtarët e lartë për këtë rast është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin tha se e ka refuzuar 5 herë me shkrim inceneratorin e Tiranës.

Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se prokurori Dritan Prençi, i cili u mor me hetimin e dosjes së inceneratorit, nuk kreu asnjë veprim më tej. Kjo pasi sipas tij, ai është penguar nga Altin Dumani,  për të cilin tha se "e kishte në dorë" prokurorin.

"Çështja e inceneratorit të Tiranës është një çështje të cilën e bllokoi plotësisht Altin Troplini. Dhe ju si gazetarë u takon të thoni qytetarëve të vërtetën. Pse? Sepse për inceneratorin e Tiranës, nga zyrtarët e lartë, i vetmi i akuzuar është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili për hir të së vërtetës, me shkrim e ka refuzuar 5 herë inceneratorin e Tiranës. Dhe kur kishte dosjen Altin Troplini, e gjeti të drejtë të lëshojë urdhër-arresti për njeriun që për këtë çështje meritonte lavdërim. Mund të kishte dhjetëra afera të tjera, por lëshoi urdhër-arresti ndaj tij, dhe nuk mori asnjëherë në pyetje Erion Veliajn dhe as Edi Ramën. Tani, çfarë ka ndodhur mbrapa? Prokurori tjetër, Dritan Prençi, mos gaboj, edhe ky u mor me dosjen e inceneratorit dhe rastin konkret midis të tjerash për Erion Veliajn, në mos gaboj. Pse ky nuk shkoi më tutje? Sepse shefi i tij e kishte në dorë, nuk kreu asnjë veprim, as ndaj Erionit, as ndaj Edi Ramës, përkundrazi urdhëroi arrestin ndaj Arben Ahmetajt, bazuar në disa dokumente, të cila një gazetar shpifës i faktuar me dokumente, u tha, sipas Arben Ahmetajt që i kishte marrë nga Linda Rama.


Arben Ahmetaj publikisht tregoi edhe restorantin ku ky shpifës profesionist kishte marrë faturat e biletat të udhëtimit dhe të hotelit. Atëherë, për këtë dhe pllakat që u gjetën të paguara nga Zoto apo Mërtiri në banjën e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, ishin provat për të arrestuar për korrupsion ish-zëvendëskryeminsitrin. Kurse vendimi i qeverisë për t’i dhënë 8 pikë, tetë muaj përpara se sa të shpallej fituesi një kompanie që nuk ishte e regjistruar në Shqipëri, dhe për të cilën kryeministri Edi Rama ishte informuar nga ministrja Ermonela Felaj, për të cilën Edi Rama ishte informuar nga ministri Ylli Manjani se kjo çështje nuk është tagër i Këshillit të Ministrave, ia dha me datën 7 dhjetor kompanisë që u regjistrua të nesërmen pasi Edi Rama e shpalli fituese. A mundet kush përveç Altin Troplinit të mos përcaktojë përgjegjësi ligjore në këtë rast? Asnjë njeri. Dhe mbi këtë bazë, prokurori Prençi i tha copë Troplinit se nuk mund të trajtoja në rastin e Veliajt inceneratorin sepse ishte Edi Rama. Dhe ti nuk e trajtove. Pra, kemi të bëjmë me një lloj situate, natyrisht ekstraligjore, mafioze. Por është Altin Troplini, njeriu përgjegjës direkt për moshetimin e Edi Ramës. Në qoftë se, se ata kanë një hierarki aty, ju e dëgjuat që edhe atë të Ballukut, ai u thoshte çdo dy javë prit, prit, dhe ai vendosi pa pritur dhe ky u detyrua të akomodohet. Kjo është e vërteta. Në qoftë se ka një njeri përgjegjës direkt për moshetimin e inceneratorit të Tiranës, është ai që akuzoi Arben Ahmetaj që e refuzoi 5 herë dhe nuk thirri njëherë të pyesë kryeministrin e vendit, Erion Veliajn apo Belinda Ballukun. Ja urdhëro, është e sekuestruar kompania, vazhdojnë t’i japin leje ndërtimi, fonde, të fitojë tendera, etj me radhë. Pse? Sepse është e Edi Ramës." tha Edi Rama./Dosja.al

sali berisha altin dumani

Sondazh

Poll