13 Nëntor 2025, 13:13
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama. Gjatë një konfernce për mediat, Berisha u shpreh se leja e zgjerimit të fushës së depozitimit për mbetjet e ngurta u dha 8 muaj pas vendimit.
Kryedemokrati tha se kompania e Kryeministrit Rama ka vazhduar punën për 8 muaj, e paguar nga buxheti i shtetit. Në fund, Berisha tha se për Kreun e SPAK, Altin Dumani kjo ndërmarrje është e "paprekshme".
"Së fundi, ka pasur gjithnjë debate se kush qëndron prapa ose në pronësi të sipërmarrjes Integrated Energy SPV. Kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Zoto dhe Mërtiri janë thjesht shpifat e përdorur për të mbuluar pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje. A mund të imagjinoni ju, pas shpenzimit në total të 400 milionë euro dhe dështimit të plotë dhe absolut të Integrated Energy SPV, pas mungesës totale të djegësin për Tiranën, pas mosfunksionimit të plotë të llamarinave të instaluara në Elbasan dhe Fier nga Integrated Energy SPV, kjo ndërmarrje është e paprekshme. Për Altin Troplinin ndërmarrja është e paprekshme. Dhe kjo ndërmarrje është e paprekshme, kurrë për shkak të Zotos dhe Mërtirit, sepse ata janë thjesht prestanome, ndërmarrja është Edi Rama me të tjerët.
Kam sjellë këtu një fakt, me datën 2.4.2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton vendimin për lejen e ndërtimit për të zgjeruar kapacitetet e depozitimit të mbetjeve të ngurta me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues kompaninë Integrated Energy SPV. Pra, ky vendim mban datën 2.4.2024. Por, leja e zgjerimit të fushës është dhënë 8 muaj më vonë. Pra, kompania e Edi Ramës me të tjerë ka vazhduar punën 8 muaj, e paguar nga buxheti i shtetit, për të kryer ato që i janë ngarkuar, pa leje, njëlloj, në një shkallë më të vogël si Tuneli i Llogarasë, dhe siç do ta shihni ju, edhe si Aeroporti i Vlorës për të cilin baca i vogël hodhi dritë në intervistën e tij mjaft mirë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita edi rama
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
13 Nëntor 2025, 13:05
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se banda që ekzekutoi Gilmando Danin kishte në kont...
Politike
13 Nëntor 2025, 13:02
M.L
Rama duke zhvilluar telefonatën
ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Itali,...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:58
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Gilmando Dani, i cili mbeti viktimë e atentatit t&e...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur në aten...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:45
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Në seancën dëgjimore të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku po shqyrtohet projektbuxheti p&eum...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Silvio&nbs...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:38
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Ceremonia e prtjes së kryeministrit Edi Rama nga homologia Giorgia Meloni është publikuar. Me anë t&...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:20
I.A
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologen italiane Giorgia Meloni. Takimi është...
Politike
13 Nëntor 2025, 11:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më p...
Politike
13 Nëntor 2025, 11:37
I.A
Agim Ismaili
TIRANË- Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. M&eu...