Politike

"Ti ça bën, për ça je vënë bashkëkryetar...?" Rama telefonatë misterioze me tone të ashpra në Itali: Lëre grupin, po flas me ty, pse krijon pengesa (VIDEO)

Por siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kryeministri shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike me tone të ngritura dhe të tensionuara.

13 Nëntor 2025, 13:02 Nga M.L
"Ti ça bën, për ça je vënë
Rama duke zhvilluar telefonatën

ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Itali, ku edhe u prit me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Girogia Meloni. Por siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kryeministri shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike me tone të ngritura dhe të tensionuara.

Në pamje Rama dëgjohet të thotë mes të tjerash: Lëre grupin, ti ti po flas me ty a je ti bashkëkryetar, apo ça je? Atëherë ti ça bën? Për ça je vënë ti bashkëkryetar, që të krijosh pengesa? Për ça je vënë ti bashkëkryetar, na keni kthyer një vit larg. Ça oponence doni...

Ende nuk dihet se me kë po flet Rama në telefon, por dyshimet janë se nga krahu tjetër i telefonatës mund të jetë Damian Gjiknuri ose Arbjan Mazniku, për shkak se janë bashkëkryetar i Komsionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale/Dosja.al

edi rama ne itali

Sondazh

Poll