Politike

Buxheti i 2026/ Presidenca "në rregull" me fondet! Manja- Financave: Buxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje, merrni këtu dhe çoni tek Autoriteti i Dosjeve

Përfaqësuesja e Presidencës bëri të ditur se për vitin e ardhshëm institucioni nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për rritje fondesh, ndonëse gjatë vitit të kaluar buxheti i tij u reduktua me rreth 14 milionë lekë.

13 Nëntor 2025, 12:45 Nga M.L
Buxheti i 2026/ Presidenca "në rregull" me fondet! Manja-
Foto ilustruese

TIRANË- Në seancën dëgjimore të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2026, raportoi sot institucioni i Presidencës së Republikës. Përfaqësuesja e Presidencës bëri të ditur se për vitin e ardhshëm institucioni nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për rritje fondesh, ndonëse gjatë vitit të kaluar buxheti i tij u reduktua me rreth 14 milionë lekë.

Gjatë diskutimit, deputeti socialist dhe ish-ministër i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu drejtua përfaqësuesve të Ministrisë së Financave me një vërejtje ironike, duke thënë se fondet e shkurtuara nga buxheti i Presidencës mund t’i transferohen Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Përfaqësuesja e institucionit të PresidencësSa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Institucioni Presidencës nuk ka kërkesa buxhetore për vitin 2026. Planifikimi buxhetor për vitin 2026 synon garantimin e kushteve për ushtrimin e funksioneve institucionale.

Ulsi ManjaBuxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje. Merr 14 këtu dhe ço 12.6 te AIDSSH.

komisioni parlamentar i ligjeve projektbuxheti 2026

Sondazh

Poll