Politike

Berisha: Drejtori i AMP është vetë i lidhur me bandat, po përpiqet të mbrojë ish-ministrin Hoxha që i fitoi zgjedhjet me kriminelë

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Merkaj po përpiqet të mbrojë ish-ministrin Ervin Hoxha, i cili sipas tij i fitoi zgjedhjet me banda dhe kriminelë.

13 Nëntor 2025, 13:24 Nga E.d
Berisha: Drejtori i AMP është vetë i lidhur me bandat, po
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se drejtori i AMP-së, Eduart Merkaj është i lidhur me bandat kriminale. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Merkaj po përpiqet të mbrojë ish-ministrin Ervin Hoxha, i cili sipas tij i fitoi zgjedhjet me banda dhe kriminelë.

"Janë institucione të përfshirë këmbë e kokë nga krimi. Të udhëhequra nga krimi. Ja ku arrin fuqia e bandës. Fuqia e bandës jo vetëm vesh Sheqerin me uniformën e policisë, por i jep vendin e shoferit të shefit të shërbimit inteligjent të policisë, de facto një nga vendet më nevralgjike. Po pse? Sepse vetë drejtori i tij është i lidhur me bandat, se ndryshe nuk ka se si. Nuk e dinte ai? Ai po të merrte videot, po të pyeste Saimir Tahirin për këtë, ai e gjente Sheqerin aty me të gjithë veprimtarinë e tij. Pra, pastaj kjo është një mënyrë e turpshme e drejtorit për të larë duart se e mori për lidhjet që kishte me krimin, dhe natyrisht për të mbrojtur Ervin Hoxhën, ish-ministër që zgjedhjet i fitoi me banda dhe kriminelë. Kjo është!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita amp

Sondazh

Poll