Politike

Tentativë të hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret nën hetim

Mësohet se mbi Ismailin rëndon akuza e tentativës për hakërimin e SPAK.

13 Nëntor 2025, 11:37 Nga I.A
Tentativë të hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Agim Ismaili

TIRANË- Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se mbi Ismailin rëndon akuza e tentativës për hakërimin e SPAK.

Isamili është paraqitur dy herë në SPAK, ku hera e fundit ishte sot në mëngjes dhe doli vetëm disa momente më parë. 


SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar./Dosja.al

agim ismaili

Sondazh

Poll